Presidenti Donald Trump tha të enjten se Shtetet e Bashkuara mund të ushtrojnë presion tregtar mbi vendet që nuk po kontribuojnë sa duhet për NATO-n.

Trump, i sapokthyer nga Londra nga samiti i Atlantikut të Veriut, po përpiqet të ushtrojë presion te shtetet anëtare për të kontribuar më shumë në organizatë, raporton Reuters, duke futur në punë një tjetër linjë.

Presidenti amerikan tha se shumë vende po i afrohen qëllimit të 2 përqindëshit të produktit të brendshëm bruto si një kontribut për NATO-n, por jo të gjithë, e kjo sipas tij duhet rregulluar në një tjetër formë.

“Shumë vende janë afër dhe po afrohen. Por disa me të vërtetë nuk janë as afër, dhe ne mund të bënim diçka në lidhje me tregtinë. Nuk është e drejtë që ata të marrin mbrojtjen e SHBA dhe të mos japin paratë e tyre”, tha ai.

Trump dhe Macron u grindën për të ardhmen e NATO-s të martën përpara samitit të së mërkurës, ku u shënua dhe 70-vjetori i aleancës ushtarake të Perëndimit.

Në një shkëmbim të mprehtë fjalësh që nënvizuan mosmarrëveshjet në Aleancën Transatlantike, të cilën shumë e kanë konsideruar si traktatin më të suksesshëm ushtarak në histori, Trump ka kërkuar që Evropa të paguajë më shumë për mbrojtjen e saj të përbashkët dhe të bëjë lëshime për interesat e tregtisë amerikane.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re