Presidenti i SHBA, Joe Biden, duket se ka “ndezur motorët” e fushatës, pas konfirmimit të paraardhësit të tij, Donald Trump, si kundërshtar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në fjalimin e tij që pritet ta mbajë këtë mbrëmje, Biden do të njoftojë rritje gjithëpërfshirëse të taksave për miliarderët dhe bizneset e mëdha. Ky duket të jetë hapi i parë i prezantimit të programit elektoral të Biden, ku sipas kësaj “lëvizjeje” synohet përafrimi i shtresave në nevojë dhe shtresës së mesme.

Lexo edhe :Related Posts

Sipas analistëve, ky njoftim vjen në një kohë që Trump kryeson në çdo sondazh, ndaj Biden duket se do të përdorë këtë element të ekonomisë për të zgjeruar mbështetjen ndaj tij.

Administrata Biden pritet të njoftojë rritje të përgjithshme të taksave si pjesë e një plani për të reduktuar borxhin kombëtar të SHBA me 3 trilion dollarë gjatë dekadës së ardhshme.

Propozimet përkatëse, të cilat pritet të paraqiten gjatë fjalimit presidencial, do të përfshijnë rritjen e taksës minimale të korporatave nga 15% në 21%, si dhe një taksë minimale prej 25% për miliarderët.

Këto propozime, natyrisht, nuk do të duan “dritën jeshile” të Kongresit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re