Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se SHBA për të siguruar “stabilitet” në Siri, fondet e premtuara prej 230 milionë dollarë ti hargjoj në rajone tjera, përcjell KosovaPost.

“Në lindjen e mesme Arabia Saudite do të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara dhe disa shtetet tjera të pasura do të fillojnë të paguajnë për paqe dhe stabilitet “, tha ai.

Sipas një vendimi të fundit të marrë nga Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo në koordinim me Shtëpinë e Bardhë, Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së Heather Nauert shpjegoi se fondi prej 230 milionë dollarë amerikanë do të transferohet në rajone të tjera në mënyrë që të rivendosë stabilitetin në rajonet e shpëtuara nga ISIS-i në Siri.

Zëdhënësi Nauert vuri në dukje se vendimi u mor bashkërisht mes Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit, duke përdorur shprehjen “Ky burim do të shpenzohet në prioritetet e politikës së jashtme të SHBA”./KosovaPost.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re