Gjyqi ndaj paraardhësit të tij nuk do të jetë prioritet i ditës së sotme për presidentin e SHBA, Joe Biden. Kështu thuhet në një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë, ku shtohet se presidenti Joe Biden dhe këtë ditë si çdo ditë tjetër do të përqendrohet tek populli i tij.

 

“Presidenti do të përqendrohet te populli amerikan si çdo ditë. Kjo nuk është diçka që është në fokus për të,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

 

Nga ana tjetër, Donald Trump është nën arrest dhe akuzohet për 34 vepra penale. Ndër të tjera, dyshohet se ish presidenti i SHBA ka paguar aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels,  në këmbim të heshtjes së saj për një aferë të mundshme mes tyre.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re