Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi dekretin presidencial i cili shtyn për 18 muaj dëbimin nga vendi të venezuelasve.
Me dekretin që Trump ka nënshkruar në ditën e fundit të detyrës së tij, shtyhet për 1.5 vite dëbimi në vendin e tyre të më shumë se 145 mijë venezuelasve që ndodhen në SHBA.
Trump ka tërhequr vëmendjen duke marrë një vendim me praktikat kundër emigrantëve që ka zbatuar gjatë presidencës së tij, dhe në lidhje me arsyen e këtij dekreti ai ka treguar “kushtet që përkeqësohen” të cilët përbëjnë kërcënimin e sigurisë kombëtare në Venezuelë.
Në anën tjetër edhe Departamenti Amerikan i Tregtisë ka njoftuar masën që ndalon përdorimin e teknologjisë amerikane në inteligjencën ushtarake të vendeve si Kina, Kuba, Rusia dhe Venezuela.
