Duke komentuar lëvizjet e fundit në bursat amerikane, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha: “Nëse doni që aksionet tuaja të bien, atëherë votoni për demokratët”, përcjell KosovaPost.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha në vlerësimin e tij të mediave sociale se tregjet e aksioneve u rritën që nga zgjedhjet e fundit dhe tani ka pasur një rënie të lehtë.

Trump; “Njerëzit duan të shohin se çfarë ndodh në zgjedhje, nëse doni që aksionet tuaja të bien, unë ju sugjeroj fuqishëm që të votoni për demokratët, ata duan modelin financiar të Venezuelës, normat e larta tatimore dhe kufijtë e lirë”.

Tregjet e aksioneve në SHBA ranë ndjeshëm në tetor. Indeksi Industrial i Dow Jones u ul me rreth 6% këtë muaj, ndërsa S & P 500 Indeksi ra 7,5%./KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re