President Trump, mbajti një tubim tjetër parazgjedhor në Nebraska, në të cilin edhe njëherë u mburr se kishte pajtuar Serbinë me Kosovën, e kjo sipas tij në 20 minuta, ndërkohë që këto dy vende ishin në luftë për 4 shekuj.

Siç tha Trump, ata vranë njëri-tjetrin 400 vjet para ndërhyrjes së tij.

Trump iu referua marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

“A e dini se unë jam nominuar për tre çmime Nobel për Paqen, a mund ta besoni? Dhe për rajone të ndryshme, si Kosova dhe Serbia, ne po bëjmë marrëveshje, ju e dini, marrëveshje tregtare.

Pastaj, Trump vazhdoi duke thënë  se “ne nuk do të bëjmë ndonjë punë me ta – pavarësisht nëse atyre u pëlqen puna jonë apo jo – ne nuk do të bëjmë ndonjë punë nëse ata nuk bien dakord të ndalojnë vrasjen e njëri-tjetrit dhe ju e dini se çfarë – u deshën rreth 20 minuta”, tha presidenti amerikan.

“Ata kanë luftuar për 40 vjet. Në të vërtetë, unë mendoj se ata kanë luftuar për 400 vjet. Papritmas, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar dhe puthur, ishte e lehtë,” tha Trump.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re