Në një fjalim të paralajmëruar drejtuar kombit,  Presidenti Trump i ka bërë dhe njëherë thirrje
Kongresit që të miratojë shumë e mbi 5 miliard dollarëve për ndërtimin e murit
në kufirin me Meksikën, por nuk u shpall gjendjen e jashtëzakonshme, e cila do
t’i mundësonte atij që të miratojë në mënyrë të njëanshme financimin.

Për të siguruar mbështetje nga demokratët dhe publiku për
premtimin e tij të fushatës, për të cilën qeveria federale ëhstë pjesërisht e
bllokuar për 18 ditë, Trump, në një fjalim ga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë
theksoi se në kufirin jugor amerikan ka “një krizë humanitare të zemrës
dhe shpirtit”. Ai tha se aty janë ndaluar dhe arrestuar kriminelët që kryen
mijëra të krimev të dhunshme, dhe se “mijëra
jetë do të humbasin nëse nuk veprojmë.”

Ai shtoi se realiteti tragjik i emigracionit të paligjshëm në
kufirin jugor përfaqëson rrjedhjen e pakontrolluar të trafikimit të qenieve
njerëzore dhe drogës. “Është një
cikël vuajtjesh njerëzore që administrata ime është e vendosur të
ndërpresë”, tha Trump.

Nga ana tjetër, liderët e demokratëve thanë se Trump trillon
krizën në kufi, me qëllim për të arritur “fiksimin” e tij. Kreu i
Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se Trump po mban peng qeverisë për
shkak të “fiksimit” të tij se amerikanët duhet të financojnë, siç tha
ajo, ” shtrenjt dhe pa dobi”, një mur kufitar.

Trump do të vizitojë të enjten kufirin me Meksikën dhe deri më
tani nuk është e qartë nëse do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re