Para inaugurimit të Joe Biden, Presidenti i SHBA Donald Trump u bëri thirrje banorëve të Shteteve të Bashkuara “të ulin tensionin dhe të kontrollojnë nervat”.

Në një deklaratë me shkrim, Trump tërhoqi vëmendjen për lajmet se do të ketë protesta të mëdha lidhur me ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të sapozgjedhur Biden, e cila do të mbahet në 20 janar.

“Unë ju urdhëroj kundër dhunës, shkeljeve të ligjit dhe të gjitha formave të vandalizmit,” u tha Trump mbështetësve të tij.

Duke theksuar se nuk ka vend për dhunë në vlerat amerikane, Trump tha: “Unë i nxis të gjithë amerikanët të ulin tensionin dhe të kontrollojnë nervat e tyre.”

Donald Trump është dënuar nga shumë për nxitjen e mbështetësve të tij për të sulmuar Kongresin (Kapitolin), me qëllimin për ta bërë të pamundur konfirmimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020. Kjo ndodhi më 6 janar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re