Presidenti i SHBA Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel të Paqes për 2021, njoftoi të mërkurën US Fox News.

Emërimi u paraqit nga Christian Tybring-Gjedde, një anëtar i Parlamentit norvegjez, dhe arsyeja është roli në ndërmjetësimin e marrëveshjes së paqes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Trump ndihmoi në arritjen e një marrëveshje paqeje midis Izraelit dhe Emirateve në gusht, raportuan mediat botërore.

“Unë mendoj se ai është përpjekur më shumë për të krijuar paqe midis kombeve sesa shumica e kandidatëve të tjerë për Çmimin e Paqes,” tha Tybring-Gjedde, njëherësh kryetar i delegacionit norvegjez në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re