Skip to content

Trump nuk do të marrë pjesë në inagurimin e tij, reagon Biden: Ka tejkaluar dhe më të këqijat që kam pritur nga ai

biden kujton djalin e tij biseda me infermieren

Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, ka deklaruar se është lajm i mirë fakti që presidenti Donald Trump nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e tij gjatë 20 janarit.

Siç raporton CNN, Biden ka shtuar se është një nga gjërat e rralla që dyshja më në fund pajtohen.

“Ka tejkaluar të gjitha edhe ato më të këqijat që i kam pritur nga ai. Ka qenë turp për Shtetet e Bashkuara, na ka turpëruar në mbarë botën, nuk është i dinjitetshëm për postin e presidentit”, ka shtuar Biden gjatë një konference për media.

Në anën tjetër për zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence, Biden ka thënë se është i mirëpritur në inaugurim gjatë 20 janarit.

/faxweb