Presidenti amerikan Donald Trump i është rikthyer çështjes së Lotarisë Amerikane, përgjatë një fjalimi të mbajtur këtë të premte, duke ritheksuar qëndrimin e tij për anulimin e programit.

“Nuk dua më që në këtë vend të vijnë njerëz me lotari. Dua që të vijnë mbi bazë të meritave, njerëz me aftësi dhe që mund ta mbështesin veten financiarisht. Njerëz që mund të kontribuojnë për ekonominë tonë, që e duan Amerikën dhe që ndajnë të njëjtat vlera me ne”, tha Trump.

Fjalimi ishte lajmëruar se do bëhej në kuadër të njoftimit për sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut, por kreu i Shtëpisë së Bardhë priti 80 minuta përpara se t’i përmendte ato.

Pasi përfundoi pikëpamjen e tij lidhur me anulimin e programit, ai tha se bëhet fjalë për sanksionet më të rënda të vendosura ndonjëherë kundër një vendi.

Presidenti amerikan mbrojti planin e tij për të armatosur zyrtarët, mësuesit, administratorët dhe trajnerët, si kundërpërgjigje të sulmit në shkollën e Floridës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re