Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se nuk do të heqin dorë nga marrëveshja tregtare me Arabinë Saudite, transmeton KosovaPost.
Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë për marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite.
Ai tha se Amerika do të vazhdojë marrëveshjet tregtare që ka bërë me këtë vend.
“Nuk do të heqim dorë nga marrëveshjet 100 miliardë dollarësh. Nëse heqim dorë atëherë çmimi i naftës do të kapë majat” tha Trump.
Ai pretendoi se personalisht nuk ka marrëdhënie tregtare me Arabinë Saudite.
“Nuk më intereson, Arabia Saudite nuk ka lidhje me mua. Nga ky vend marrin produkte qindra miliarda dollarë” u shpreh Trump.
Ai tha se nëse Arabisë Saudite nuk i shiten pajisje ushtarake, atëherë udhëheqja e Riadit mund t’i sigurojë ato nga Rusia dhe Kina dhe shtoi: “Rusia dhe Kina do të jenë shumë shumë të lumtura nga kjo gjendje”.
