MOSKË – Kremlini i Moskës, në një deklaratë të bërë këtë të hënë ,ka thënë se shtetet e bashkuara të amerikës nuk mund t’i publikojnë dot transkriptet e telefonatave të bëra midis Trump dhe Putin, pa kompromisin e të dyjave vendeve.
Zëdhënësi i rusisë, Dimitri Peskov u shpreh se nëse Amerika dëshiron t’i publikojë bisedat, atëherë ajo duhet të dërgojë një sinjal, ne do i hedhim një sy dhe më pas do të vendosim, por Amerika nuk mund të bëjë asnjë gjë pa lejen e rusisë.
Ky ton nga ana e rusisë vjen pasi bisedat telefonike midis Trumpit dhe presidentit ukrainas Vladimir Zelenskiy ,u përfolën dhe u përdorën për shumë kohë nga mediat dhe jo vetëm.
Gjatë bisedës së tyre, dy presidentët bënë komente të ashpra mbi kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Macron.
Zbulimi i tabletave telefonikë ka dëmtuar përpjekjet e Ukrainës për të krijuar lidhje më të ngushta me bashkimin Europian dhe ka tërhequr komente jo shumë pozitive nga zyrtarë të tjerë rusë dhe ligjvënës.
Shtëpia e bardhë, ishte ajo e cila publikoi bisedat e brëndëshme midis dy presidentëve, kjo lëvizje ka bërë që Putin të mendohet mirë dhe të distancohet duke ja bërë Trumpit të qartë, që me të nuk do të ndodh e njëjta gjë si me presidentin ukrainas.
Burimi:Daily Mail
E.C/Dosja.al
