Skip to content

Trump nuk pëlqen pyetjen, u bërtet me të madhe gazetareve (video)

ldksvhfwe

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërtitur me zemërim dy gazetareve që e pyetën për raportimin e djeshëm të Robert Muller. “Ti je në krye të lajmeve të rreme, prandaj askush nuk të përgjigjet. Ti i furnizon të gjitha lajmet e rreme”, iu përgjigj atyre i pari i vendit.

Gazetaret e pyetën për mundësinë që ai të paditet pas largimit nga detyra, gjë që e “pickoi si grerëza” presidentin.

Gjatë seancës së djeshme, ish-mbrojtësi i posaçëm Mueller konfirmoi se z. Trump mund të akuzohej për pengim të drejtësisë sapo të dilte nga zyra.