Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai duhet të merrte Nobelin për Paqen për shumë gjëra, por se ky çmim sipas tij nuk jepet në mënyrë të drejtë.

Një gazetar pakistanez e pyeti Trump pas një takimi me kryeministrin Imran Khan në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, se nëse “nëse zgjidhte pyetjen e vështirë për Kashmirin, a do ta merrte një Nobel?”

“Unë duhet të marr çmimin Nobel për shumë gjëra, nëse ata ia japin atij që e meriton”, tha presidenti amerikan.

“Ata ia dhanë Obamës menjëherë pasi u bë president, ndërkohë që ai nuk e kishte idenë pse e mori. Unë duhet të them se është e vetmja gjë me të cilën u pajtova”, shtoi Trump me ironi.

Ai dhe më parë ka theksuar se ai meriton çmimin Nobel për Paqe për politikën e tij mbi Sirinë dhe Korenë e Veriut.

Në uebfaqen e Fondacionit Nobel thuhet se një nominim për çmimi mund të paraqitet nga çdo person që plotëson kriterert, ku përfshihen dhe krerët ekzistues të shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re