Skip to content

Trump paralajmëron kompanitë e naftës: Mos ngrini çmimet, po luani lojën e armikut!

donald trump 748x375 1

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër në drejtim të kompanive të naftës, duke i akuzuar për përpjekje për të përfituar nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe për rritjen e mundshme të çmimeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump u kërkoi hapur bizneseve të naftës që të mbajnë çmimet e ulëta, ndërsa shtoi se është duke i “vëzhguar nga afër”.

“Të gjithë, mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj! Po luani lojën e armikut. Mos e bëni!”, deklaroi ai.

Paralajmërimi vjen në një moment të tensionuar globalisht, pasi Irani ka kërcënuar me hakmarrje pas një sulmi të ndërmarrë të shtunën nga SHBA-të ndaj tre objekteve të tij bërthamore. Në të njëjtën deklaratë, presidenti amerikan përmendi edhe Departamentin e Energjisë, duke dhënë udhëzime të drejtpërdrejta për të rritur prodhimin: