Pas masakrës në Las Vegas ku humbën jetën 59 persona gjatë një festivali muzike në SHBA, pritet të rihapet debati mbi armëmbajtjen.
Një person i armatosur me pushkë automatike goditi nga kati i 32-të i një hoteli në Las Vegas në drejtim të 22000 personave që merrnin pjesë në një koncert të muzikës, të dielën në mbrëmje.
Kjo ngjarje që është më e përgjakshmja në historinë e SHBA-ve, ku veç ta vrarëve mbeten edhe 500 të plagosur.
“Do të flasim për ligjin mbi armët me kalimin e kohës”, u tha mediave presidenti amerikan Donald Trump.
Kongresmeni demokrat, Chris Murphy shkruante sot në “Ëashington Post” se “nuk ka shumë debat për të bërë rreth hapit të parë që duhet ndërmarrë për të ulur numrin e krimeve nga armët e zjarrit”.
“Një mazhorancë e gjerë e amerikanëve mbështesin që të ketë një kontroll të individit dhe nevojës për të nxjerrë leje për armëmbajtje dhe ndalim të llojeve më të rrezikshme të armëve dhe municioneve”, vazhdoi ai

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re