Presidenti amerikan Donald Trump, e ka lidhur arritjen e një marrëveshjeje historike me liderin koreanoverior, Kim Jong-un, edhe me vdekjen e studentit amerikan Otto Warmbier, në vitin 2017. I riu ndërroi jetë tre javë pasi u lirua nga paraburgimi inë Korenë e Veriut.

Pheniani e akuzoi atë për sllogane propaganduese. Dhe u tha se vdekje i kishte ardhur nga trajtimi mizor në burgjet e shtetit komunist, ku dhe morri dënimin me 15 vite heqje lirie.

“Pa Otto-n, kjo nuk do të kishte ndodhur”, tha Trump në një konferencë shtypi në Singapor.

“Diçka ka ndodhur që nga ajo ditë. Ishte një gjë e tmerrshme, ishte brutale, dhe shumë njerëz u përqendruan në atë që po ndodhte në Korenë e Veriut”.

“Unë me të vërtetë mendoj se Otto është dikush që nuk vdiq kot”, përfundoi Trump

Prindërit e të riut të ndjerë, Fred dhe Cindy, thanë se i ishin mirënjohës presidentit për deklaratën e tij.

“Ne jemi krenar për Otto-n edhe pse e kemi humbur”, thanë ata, duke shtuar se shpresojnë që diçka pozitive mund të lindë prej saj.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re