Presidenti i Trump njoftoi në Twitter se ai kishte zgjedhur Zëvëndës Sekretarin James Desmond Matthews si shef i ardhshëm i Pentagonit, raporton The Hill.

Trump njoftoi sot se do të largojë Sekretarin Mattis më 1 janar, dy muaj përpara largimit të tij të planifikuar, pas shpalljes së dorëheqjes.

“Unë jam i gëzuar që të njoftojë se Zëvendës Sekretari ynë shumë i talentuar i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të marrë titullin e Sekretarit të Mbrojtjes duke filluar nga 1 janar 2019. Patrick ka një listë të gjatë arritjesh ndërsa shërbente si zëvendës”, u shpreh Trump.

Trump tronditi të mërkurën me vendimin për të tërhequr trupat amerikane nga Siria. Mattis dha dorëheqjen një ditë më vonë, duke thënë se ishte gati të qëndronte në detyrë edhe për dy muaj.

Mattis u bashkuar kështu me listën e gjatë të emrave të zyrtarëve të lartë administratës Trump të cilët kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re