Presidenti amerikan Donald Trump e quajti homologun egjiptian Abdulfettah al-Sisi e tij “diktatorin e preferuar”, dhe kjo ndodhi gjatë Samitit të G-7 të muajit të kaluar në Francë.
Duke iu referuar zyrtarëve amerikanë dhe egjiptianë, gazeta amerikane The Ëall Street Journal citoi Trump të parashikonte ardhjen e Sisi gjatë Samitit të G-7, me zë të lartë duke pyetur: “Ku është diktatori im i preferuar?”
Ndërsa zyrtarët thonë se ata besojnë që Trump i tha fjalët në shaka, ata gjithashtu konfirmojnë se kishte heshtje në sallë pasi ai i shqiptoi ato.
Shkrimi nuk tregon nëse Sisi kishte një shans për të dëgjuar fjalët e Trump.
Nuk ka pasur asnjë reagim nga Shtëpia e Bardhë deri më tani, dhe zyrtarët egjiptianë nuk kanë qenë të disponueshëm për koment, sipas gazetës.
Al-Sisi është kritikuar për qeverisjen e tij autoritare që nga marrja e pushtetit pas grushtit të shtetit të vitit 2013.
Nën sundimin e tij, autoritetet egjiptiane janë akuzuar për arrestimin e mijëra kundërshtarëve politikë, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve dhe frikësimin e opozitës politike, sipas raporteve nga Kombet e Bashkuara, Departamenti i Shtetit i SHBA dhe grupet joqeveritare, raporton WSJ.
Shtëpia e Bardhë nuk e ka thirrur publikisht qeverinë egjiptiane për ankesa për shkelje të të drejtave të njeriut.
Egjipti mbrojn veprimet e tij, duke thënë se po luftonte ekstremistët.