Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u shpreh se në Siri kanë mbetur shumë pak terroristë të organizatës terroriste DAESH.

“Për Rusinë, Iranin, Sirinë, Irakun dhe vendet e tjera po vrasim terroristët e DAESH-it. Tashmë jemi në pikën ku kërkojmë të sjellim njerëzit tanë në shtëpi” tha Trump.

Presidenti Trump, gjatë kohës që ishte duke dalë nga Shtëpia e Bardhë për të vizituar familjet e amerikanëve që humbën jetën në sulmin me bomba në nënprefekturën Menbixh të Sirisë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për gjendjen e fundit në Siri.

Ai tha se vizita tek familjet e amerikanëve të vrarë në sulm është një gjendje shumë e vështirë për të dhe theksoi rëndësinë e mposhtjes së DAESH-it.

Ai tha se kur mori detyrën, në Siri, DAESH-i ishte efektiv në shumë vende dhe mbroi mendimin se qeveria e tij ka arritur një sukses serioz ndaj organizatës terroriste.  

“Mirëpo për kë po vrasim terroristët e DAESH-it? Armiku më i keq i Rusisë, Iranit, Sirisë është DAESH-i. Si rrjedhojë jemi duke vrarë terroristët e DAESH-it për ata që nuk janë gjithmonë të të njëjtit mendim me ne. Gjithashtu Esadit i bëmë një mirësi të madhe (duke mposhtur DAESH-in)” tha presidenti amerikan.

Ai pretendoi se kanë spastruar 99% të kësaj organizate terroriste në Siri dhe këto 3 javët e fundit kanë realizuar sulme serioze ndaj saj.

“Për Rusinë, Iranin, Sirinë, Irakun dhe vendet e tjera po vrasim terroristët e DAESH-it. Tashmë jemi në pikën ku kërkojmë të sjellim njerëzit tanë në shtëpi. Këtë po e them që nga fushata zgjedhore e deri më sot.” tha Trump.

Ai vlerësoi gjithashtu edhe takimin që do të zhvillojë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un në fund të muajit shkurt.

Në lidhje me takimin Trump tha: “Ne kemi përcaktuar vendin, por do t’a njoftojmë në një të ardhme të afërt. Ne kemi realizuar një progres të rëndësishëm (në lidhje me çarmatimin bërthamor), që nuk është pasqyruar në media”.  

Në një deklaratë të bërë dje nga Shtëpia e Bardhë u njoftua se takimi i dytë Trump-Kim do të zhvillohet në fund të muajit shkurt, transmeton trtshqip.

Nga ana tjetër, Trump duke bërë të ditur se edhe negociatat tregtare që bëjnë me Kinën janë duke ecur në mënyrë të mirë, tha se nëse arrijnë në konsensus me këtë vend do të hiqen edhe sanksionet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re