Skip to content

“Trump po punon për rrëzimin e një sekti sátanik të pédofilëve”, e njohur për teoritë konspirative. Arrin të fitojë një vend në Kongres

Marjorie Taylor Greene, promovuese e teorive konspirative, fitoi një vend në kongresin amerikan ku do të përfaqësojë veriperëndimin e shtetit të Xheorxhias.

Republikanja fitoi garën kundër rivalit John Coëan, neurokirurg, edhe pas raportimeve që ajo ishte mbështetëse e lëvizjes “QAnon”, një teori konspirative sipas të cilës presidenti Trump lufton në fshehtësi për të rrëzuar një sekt sátanik pédofilësh.

Por pavarësisht kësaj, ajo fitoi në gusht garën e brendshme mes republikanëve, ndërsa Trump e quajti një yll të së ardhmes së partisë.

Ajo ka bërë disa deklarata të forta, si për shembull që George Soros, i mbijetuar i Holokaustit, ka bashkëpunuar me nazistët. Ajo e quan “Q”, nismëtarin e lëvizjes, një hero që ia vlen të dëgjohet. Gjithashtu ka deklaruar se postet qeveritare në Shtetet e Bashkuara po pushtohen nga myslimanët, ndërsa i bënte thirrje myslimanëve që të qëndronin në Lindjen e Mesme.

/faxweb