Pas një verdikti zyrtar të fitores së Joe Biden në Kongres, presidenti Donald Trump pranoi humbjen dhe tha se vendimi “përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale”.  

Ai vijon t’i mëshojë vjedhjes së votave dhe një rezultati të pandershëm në zgjedhjet më 3 nëntor.

Megjithatë, Trump tha se më 20 janar në krye të Shteteve të Bashkuara do të jetë demokrati Joe Biden.

“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet më dalin ndryshe, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 Janar”, – tha Trump në një deklaratë.

“Unë gjithmonë kam thënë që ne do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin” , – vijoi ai.

Trump theksoi se fundi i mandatit të tij, “është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re