Presidenti Trump deklaroi gjatë një konference shtypi me homologn Putin në Helsinki, se një hetim mbi ndërhyrjet e dyshuara të Moskës në zgjedhjen e tij kishte qenë një “fatkeqësi” për Shtetet e Bashkuara.

“Ne u zhvilluam një fushatë të shkëlqyer dhe prandaj jam president”, tha Trump, edhe një herë duke mohuar në mënyrë kategorike dyshimet se hackim-i dhe propaganda ruse e ndihmuan atë në fitoren e tij në 2016-ën përballe Hillary Clinton.

Edhe Putin, nga ana e tij, tha se qeveria ruse nuk është përzier kurrë në zgjedhje.

Qeveria ruse “nuk ka dhe nuk ka ndërmend të ndërhyjë në procesin zgjedhor të SHBA”, tha Putin.

Putin tha gjithashtu se prokurorët amerikanë mund të kërkonin të merrnin në pyetje rusët e akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA.

“Ata mund të na dërgojnë një kërkesë për të pyetur këta njerëz te të cilët dyshojnë”, tha Putin duke iu referuar Robert Muellerit, ish-drejtorin e FBI, i cili po shqyrton ndërhyrjen ruse në votimin e nëntorit 2016.

Po ashtu, mes dy presidentëve u fol dhe për zgjatjen e mundshme të Traktatit për reduktimin e armëve bërthamore “Neë Start” të nënshkruar në vitin 2010, si dhe implementimin e Traktatit të ndërmjetëm të Forcave Bërthamore të vitit 1987.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re