Ditën e sotme President i SHBA-ve Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, rezultuan pozitiv në testin e bërë për virusin Covid-19. Kundërshtari i tij politik në zgjedhjet e muajit nëntor, Joe Biden, përmes një postimi në Twitter, i ka uruar çiftit presidencial shërim të shpejtë

Kujtojmë se Biden dhe Trump u përballën të martën në fazën e parë të debatit presidencial, për këtë arsye edhe kandidati demokrat për president do t’i nënshtrohet testimit për koronavirus.

“Unë dhe Jill i urojmë Presidentit Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump shërim të shpejtë. Ne do të vazhdojmë të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e presidentit dhe familjes së tij”.- shkroi Biden në Twitter.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re