Ish-presidenti i shba, Donald Trump është rikthyer në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram pas më shumë se dy vitesh. Ish kreu i Shtëpisë së Bardhë ka postuar në Facebook për herë të parë që nga 6 janari 2021, dita kur u shënuan sulmet ndaj kapitolit.

 

“U ktheva! më falni që ju kam lënë në pritje. ka qenë punë e komplikuar” – ka shkruar Trump krahas një video nga nata kur u zgjodh president.

 

Kthimi i Trump në Facebook rikthen aksesin e tij në rrjetet sociale në fillim të garës presidenciale të vitit 2024. Llogaritë e ish-presidentit në Facebook dhe Instagram ishin bllokuar dy vite më parë për tu riaktivizuar në fillim të muajit të kaluar.

 

Megjithëse Twitter ishte platforma e preferuar e ish-presidentit Trump në zgjedhjet e mëparshme, ai është mjaft popullor në Facebook dhe Instagram, ku numëron më shumë se 50 milionë ndjekës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re