Donald Trump ka insistuar për të armatosur mësuesit në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një fjalim që ka mbajtur në shoqatën e fuqishme  të lobit të armëve National Rifle Asocaciation, Trump deklaroi se demokratët kërkojnë t’u heqin amerikanëve të drejtën e vetëmbrojtjes.

Duke ushqyer një turmë konservatore që mbron të drejtën e armëmbajtjes, Trump tha se “Amendamenti i Dytë i Kushtetutës Amerikane është në rrezik, por sa të jem unë President nuk keni përse të friksoheni”.

Sipas Trump, armë nuk janë vetëm ato të zjarrit por edhe “kamionët dhe furgonët” që po përdoren nga terroristët. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re