Skip to content

Trump, sanksione kush “fut hundët” në zgjedhjet amerikane

Presidenti Trump lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv për vendosjen e sanksioneve kundër të huajve që do përzien në zgjedhjet e SHBA.

Sipas Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, kjo direktivë do zbatohet jo vetëm për përzierjen në infrastrukturë fushate, por edhe në përhapjen e dezinformatave dhe propagandës, raporton AP.

“Ne besojmë se është e rëndësishme për të treguar se presidenti mori komandën e këtij problemi për të cilin është thellësisht i shqetësuar, dhe integriteti i zgjedhjeve tona dhe proceseve kushtetuese do ketë prioritetin më të lartë”, tha Bolton.

Përzierja në zgjedhjet amerikane ishte një nga temat e diskutuara mes Trump dhe Putin në samitin e mbajtur në fillim të verës në Helsinki.

Ndër të tjera, Trump, pas takimit me Putinin, tha se kishte folur me presidentin rus rreth ndërhyrjes së dyshuar në zgjedhjet e SHBA.

Sipas tij, hetimi amerikan për ndërhyrjen ruse është një “katastrofë” për Shtetet e Bashkuara, raportoi Reuters.