Presidenti Donald Trump, në deklaratën e tij më të fundit ka theksuar se Shtete e Bashkuara të Amerikës e kanë kaluar kulmin e rasteve të reja me koronavirus dhe sipas dij tashmë ëhstë momenti që disa shtete të dalin nga karantina këtë muaj.

Trump në konferencën e tij për mediat është shprehur se këtë të enjte mund të bëhen publike disa nga udhëzimet e reja për rihapjen, pasi të mbarojë takimin me guvernatorët.

“Të dhënat sugjerojnë që në mbarë vendin, ne kemi kaluar kulmin e rasteve të reja. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë dhe ne do të vazhdojmë të përparojmë shumë”, u shpreh kreu i shtetit amerikan.

Ndërkohë në lidhje me numrin e lartë të vdekshmërisë në ShBA, Trump ka akuzuar vendet e tjera që gënjejnë për shkallën e vdekshmërisë së tyre.

“A beson dikush me të vërtetë në numrat e disa prej këtyre vendeve?” tha ai, duke përmendur Kinën.

Shtetet e bashkuara të Amerikës janë vende i parë në botë më e prekura nga humbjet njerëzore dhe të infektuarve me Covid 19, ku deri më tani kanë humbur jetën 28 554dhe 644 348 të infektuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re