Vendet duhet të thonë: faleminderit për shumë vitet që na keni lejuar të përfitojmë, por ne e dimë se tani duhet të bëni atë që është e drejtë për Amerikën, theksoi ai.
Në një postim të ri në platformën Truth Social, Donald Trump pretendon se Shtetet e Bashkuara janë “mashtruar” për dekada të tëra në lidhje me shpenzimet tregtare dhe ushtarake, të cilat – vëren ai – kanë kushtuar triliona dollarë.
“Vendet duhet të thonë: faleminderit për shumë vitet që na keni lejuar të përfitojmë, por ne e dimë që tani duhet të bëni atë që është e drejtë për Amerikën. Ne duhet t’u përgjigjemi duke thënë: faleminderit që e kuptuat situatën në të cilën ndodhemi. E vlerësojmë shumë!” shkroi ai.
Që kur mori detyrën, Trump u ka kërkuar aleatëve të SHBA-së të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, duke u përqendruar veçanërisht te anëtarët e NATO-s. Shtetet e Bashkuara janë shpenzuesi më i madh ushtarak i aleancës ndonjëherë.
32 anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord të kushtojnë 5% të PBB-së së tyre për mbrojtje dhe siguri deri në vitin 2035.
