Para shpalljes të së ashtuquajturës “Marrëveshje e Shekullit, palestinezët e kanë hedhur poshtë atë paraprakisht.

Një ditë para shpalljes së planit, Trump zhvilloi bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas së cilës ai tha se plani “duhet të pëlqehet” nga palestinezët sepse është “i mirë për ta”.

Por Autoriteti Palestinez tashmë ka thënë se nuk do ta pranojë marrëveshjen, për të cilën këshilltarët e vjetër të Trump, Jared Kushner, Avi Berkoëitz dhe Jason Greenblatt kanë punuar për tre vjet.

Autoritetet palestineze kanë hedhur poshtë propozimin prej 50 faqesh paraprakisht.

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh pretendon se plani nuk përbën një bazë për zgjidhjen e konflikteve sepse shkel ligjin ndërkombëtar, dhe propozohet nga një palë që “ka humbur besueshmërinë për të ndërmjetësuar në një proces serioz politik” pasi është “i njëanshëm” në favor të izraelitëve”.

“Ne e hedhim poshtë planin dhe kërkojmë që bashkësia ndërkombëtare të mos jetë partner në të, sepse ai bie ndesh me bazat e së drejtës ndërkombëtare dhe pavlefton të drejtat e palestinezëve”, tha Shtayyeh.

Drejtuesit palestinezë kanë kërcënuar gjithashtu të marrin në konsideratë tërheqjen nga traktati i paqes në Oslo, i cili rregullon lidhjet midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, nëse Trump njofton planin e tij të paqes në Lindjen e Mesme.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re