Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi dëshirën për të krijuar një brez të gjashtë të forcave të armatosura të SHBA, “forcat hapësinore” që do të ishin të pavarura nga aviacioni, por që duhet të miratohen nga Kongresi.

“Unë me anë të kësaj urdhëroj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Pentagonin që menjëherë të nisin përgatitjet për krijimin e forcave hapësinore si gjenerata e gjashtë e forcave të armatosura”, tha ai në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne do të kemi forca ajrore dhe forca të armatosura hapësinore – të ndara, por po aq të rëndësishme”, tha Trump, duke i dhënë drejtim një debati aktual për ata që do të donin që ushtria e re hapësinore të jetë pjesë e forcës ajrore.

“Për të mbrojtur Amerikën, nuk është e mjaftueshme që të jetë një prani e thjeshtë në univers, ne duhet ta zotërojmë universin”, tha Trump.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re