Administrata Trump ka informuar Kongresin Amerikan se planifikon të shesë avionë luftarakë F-16 me vlerë 8 miliardë dollarë në Tajvan, një zhvillim që mund të rrisë më tej tensionet tashmë të larta me Kinën.

Dy zyrtarë të SHBA-së dhe një ndihmës në Kongres, thanë që administrata Trump kishte informuar ligjërisht ligjvënësit më herët për shitjen e propozuar të aeroplanit të njohur luftarak.

Shitja e avionëve F-16 është e diskutueshme sepse Kina kundërshton me forcë çdo shitje të armëve, dhe veçanërisht avionë luftarakë, për në Tajvan, të cilin e konsideron territor të vetin.

Njoftimi për shitjen e F-16 në Tajvan vjen në një kohë kur bisedimet tregtare SHBA-Kinë kanë ngecur dhe ekziston frika se Pekini mund të ndërhyjë ushtarakisht në Hong Kong, një territor autonom kinez, ku protestat masive po zgjasin me ditë e javë.

Departamenti i Shtetit, i cili në fund të fundit duhet të aprovojë shitjen e aeroplanit, nuk pranoi të komentojë njoftimin e marrëveshjes, e cila u mirëprit nga senatori republikan Ted Cruz, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit.

Tajvani nuk ka lidhje diplomatike me SHBA, por Uashingtoni i siguron asaj mbështetje ushtarake dhe të tjera lloj, gjë që Kina kundërshton dhe e konsideron atë një ndërhyrje në punët e saj të brendshme.

Tajvani funksionon si një shtet i pavarur që nga viti 1949, dhe ndërsa Pekini e konsideron ishullin pjesë të territorit të saj, kështu e konsideron dhe Tajvanin si territor të Republikës Popullore të Kinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re