Presidenti trump pyeti pse kundërshtari i tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Joe Biden, “shpenzoi të gjitha ato para në operacione plastike, kur ai fsheh fytyrën e tij me një maskë”.

Trump përsëri përqeshi Biden-in, 77 vjeç, për mbajtjen e një maske dhe e akuzoi atë për një operacion plastik, në një tubim parazgjedhor pranë Pittsburgh, një javë para debatit të parë presidencial, raportojnë agjencitë.

“Pse dreqin i harxhoi të gjitha ato para në operacione plastike nëse e mbulon fytyrën me një maskë,” tha Trump.

Trump pyeti nëse ata (përkrahësit në një tubim) mendonin se Biden do të vishte një maskë gjatë debatit, për të cilën reaguan me klithima pohuese.

Ai përsëriti në tubim se mendon se ish-zv.presidenti i SHBA duhet të testohet për ilaçe përpara debatit.

Të dy kandidatët presidencialë do të përballen në debatin e tyre të parë më 29 shtator në Cliveland.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re