Presidenti Trump tha se shpreson që SHBA nuk po shkojnë drejt një lufte me Iranin, ndërsa përgatitej për një takim me presidentin zviceran Uriel Maurer, një ndërmjetës midis dy vendeve.

Tensionet janë forcuar fuqishëm gjatë ditëve të fundit, me shqetësime të larta rreth një konflikti të mundshëm SHBA-Iran.

Zvicra ka qenë historikisht një ndërmjetës midis SHBA dhe Iranit, të cilat nuk mbajnë lidhje diplomatike.

Uashington Post, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të SHBA, njoftoi të mërkurën se Trump preferon zgjidhjen diplomatike dhe bisedimet direkte me udhëheqësit iranianë, por shprehu frikë se disa nga këshilltarët e tij avokuan luftën.

Presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, të enjten përshëndeti mungesën e “oreksit” të Trump për konflikte ushtarake me Teheranin.

Në Lindjen e Mesme ka pasur një rritje të tensionit, pasi SHBA njoftoi se tërheq personelin nga ambasada e saj në Irak, dhe pikërisht për shkak të “eksalimit të tensioneve me Iranin”.

Paralajmërimet e SHBA erdhën pasi Uashingtoni njoftoi javën e shkuar se ka zbuluar kërcënime të reja të pretenduara nga Irani ndaj amerikanëve dhe interesave të SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar forca ushtarake shtesë në Lindjen e Mesme, duke përfshirë areoplanmbajtëse, bombarduesin B-52 dhe raketën Patriot, për të kundërshtuar kërcënimin ende të pashpjeguar nga Teherani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re