Shtetet e Bashkuara kanë do shtyjnë futjen e tarifave për produktet elektronike kineze deri në mes të dhjetorit, sipas The Wall Street Journal.

Një tarifë shtesë prej dhjetë përqind në mallrat me vlerë 300 miliardë dollarë të Kinës u njoftua në 1 shtator.

Sidoqoftë, Amerika ka vendosur të vonojë futjen e taksave shtesë për produktet elektronike kineze, përfshirë laptopët dhe telefonat celularë.

Vonesa në prezantimin e taksave të reja erdhi ndërsa Kina tha që masa nga administrata e Donald Trump ishte “budallallëk” dhe përfaqësonte një mesazh që Shteteve të Bashkuara nuk mund t’u besohej.

Në të njëjtën kohë, kompanitë kineze kanë ndaluar blerjen e produkteve bujqësore amerikane dhe njoftuan kundërmasa të reja. Një gazetë qeveritare e quajtur People Daily China tha se pezullimi i prokurimeve të SHBA-së ishte “një përgjigje racionale ndaj vendimit irracional të tyre”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re