Skip to content

Trump shtyn takimin me kryeministren daneze: natyrisht, shkas Grenlanda

Greenland nfs

Donald Trump ka anuluar udhëtimin e tij në Danimarkë dhe ka shtyrë takimin e tij me kryeministren daneze pasi kjo e fundit ia tha në sy se Grenlanda nuk është në shitje.

Duke folur të dielën gjatë një udhëtimi në Grenlandë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen e quajti blerjen e ishullit “një diskutim absurd”.

Në një njoftim të bërë në Twitter, presidenti amerikan tha se meqenëse kryeministrja nuk kishte asnjë interes të diskutonte blerjen e Grenlandës”, ai kishte vendosur të shtyjë takimin me të.

“Danimarka është një vend shumë i veçantë me njerëz të pabesueshëm, por bazuar në komentet e kryeministres Mette Frederiksen, unë do të shtyj takimin tonë të planifikuar pas dy javësh për një herë tjetër”, tha ai .

Propozimi i Trump për të blerë Grenlandën u komentua gjerësisht si i paarritshëm dhe i padëshirueshëm. Banorët lokalë e kanë quajtur idenë si “të çmendur”.