Sekretarja e Shtetit të Meinit, në SHBA, demokratja Shenna Belloës, ka hequr emrin e ish-presidentit Donald Trump, nga fletvotimi për zgjedhjet paraprake presidenciale. Ajo eshte zyrtarja e parë zgjedhore që ndërmerr një veprim të tillë, pa u dhene më parë vendimi nga Gjykata Supreme nese Trump do të  garoje apo jo per Shtepine se Bardhe.

Në vendimin e sekretares Shenna Belloës thuhet se Trump nuk mund të garojë sërish për president për shkak të rolit të tij në ngjarjet e 6 janarit të vitit 2021, pasi sulmi ndaj Kongresit përbën shkelje të rëndë.

Ky qëndrim i sekretares erdhi pasi disa banorë të këtij shteti, përfshirë edhe një grup të ish-ligjvënësve kërkuan që Trump  të mos lejohej të merrte pjesë në zgjedhje.

Drejtuesit e fushatës se Trump benë me dije se do ta apelojë vendimin në gjykatat shtetërore të Mein. “Ne jemi dëshmitarë të përpjekjes për të vjedhur zgjedhjet dhe për të mashtruar votuesit amerikanë”, deklaroi zëdhënësi i fushatës.

Përjashtimi I bërë nga sekretarja e shtetit të Mein, pason vendimin e marrë më herët gjatë këtij muaji nga Gjykata në Kolorado, që e hoqi Trumpin nga gara zgjedhore.

Por në një tjetër shtet, në Micigan, gjykata e lartë hodhi poshtë kërkesën për largimin e Donald Trump nga gara presidenciale.

Tashmë mbetet që vendimin final ta marrë gjykata supreme. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re