Presidenti Amerikan Donald Trump ditën e Mërkure rinovoi sulmet e tij ndaj kompanive teknologjike dhe platformave të medias sociale si Twitter, Facebook dhe Alphabet duke thënë se po përpiqen tu mbyllin gojën njerëzve.
Duke folur për reporterët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se aktivitetet e tyre mund të cilësohen të jashtëligjshme.
Më pas ai publikoi në Twitter një video e cila tregonte Google duke mbështetur ish presidentin Amerikan Barack Obama, një praktikë e ndaluar me Trump.
Cicërima përmbante edhe imazhe të faqes së Google me hashtag #StopTheBias.
Një përfaqësues i Google tha se kompania gjithashtu kishte promovuar fjalilimine Trump në faqen e Google më 30 Janar.
Sipas tij motori i kërkimit nuk ka promovuar fjalimet e tij të para se nuk ishin “State of the Union.”
Ditën e Marte Trump akuzoi Google se promovonte lajmet negative rreth tij. /
