Skip to content

“Trump synon të dëbojë një milion emigrantë brënda vitit”

AA1COcfe

Donald Trump synon të dëbojë një milion emigrantë në vitin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Këtë e raporton Washington Post, duke cituar disa burime. Qëllimi i presidentit duket ambicioz duke pasur parasysh se, sipas statistikave të disponueshme, numri më i lartë i emigrantëve të deportuar në një vit ishte 400,000 nën Barack Obama.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, po punon çdo ditë me zyrtarë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe agjenci të tjera federale për të arritur këtë qëllim, raporton Washington Post, duke vënë në dukje se administrata është në bisedime me rreth 30 vende për t’i bindur ata të pranojnë emigrantë të dëbuar që nuk janë shtetas të tyre. Ishte vetë Washington Post ai që tregoi mes vendeve me të cilat Uashingtoni do të negocionte Libinë, Ruandën, Beninin, Eswatini (një shtet i pavarur në Afrikën jugore, një nga tre monarkitë në kontinent, së bashku me Marokun dhe Lesoto), Moldavinë, Mongolinë dhe Kosovën.

Megjithatë, analistët thonë se statistikat e disponueshme e bëjnë një objektiv të tillë jorealist, në mos të pamundur, duke pasur parasysh financimin, stafin në dispozicion dhe faktin që shumica e emigrantëve kanë të drejtë në një seancë gjyqësore përpara se të dëbohen nga vendi.

Përshtati në Shqip S