Tubimet parazgjedhore në Shtetet e Bashkuara janë në zhvillim e sipër. Kandidatët udhëtojnë vend pas vendi, qytet pas qyteti, shtet pas shteti, për të përcjellë programet e tyre tek masa e votuesve.

Donald Trump, presidenti aktual i SHBA-ve patjetër që arrin të provokojë një stuhi të madhe rregullisht me disa lëvizje ose deklarata të tij.

Natën e kaluar, Trump foli në një tubim në Greenville, Karolina e Veriut.

Ndër të tjera, ai tha se dikush kohët e fundit i është tëhën atij se ai është personi më i popullarizuar në botë deri më tani.

“Unë i thashë atij … Jo, nuk e bëra. Ai më pas më përsëriti “Po, ti e bëre”, për të cilën unë reagova përsëri duke mohuar këtë pretendim. Pastaj ai zotëri më pyeti se kush ishte më i popullarizuar atëherë, dhe unë iu përgjigja: Jezu Krishti”, tha Trump.

Turma e mbledhur “zieu”, dhe Trump pastaj ngriti sytë nga qielli dhe tha “Nuk është as afër”.

Në tubimet e ditëve të mëparshme, ai foli se si e kishte mundur koronavirusin, duke shtuar se dhe djali i tij, i cili ishte gjithashtu pozitiv, e kishte mundur virusin e egër në dy sekonda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re