Presidenti Donald Trump njoftoi se djali i tij u takua me rusët në vitin 2016 në Kullën Trump për të marrë informacion në lidhje me zgjedhjet përballë kandidates Hillary Clinton, duke deklaruar se ajo ishte “krejtësisht ligjore” dhe se këto gjëra “ndodhin gjatë gjithë kohës në politikë “.

Trump më parë tha se në atë takim u fol për adoptimin e fëmijëve rusë.

Presidenti amerikan reagoi në Tëitter duke mohuar akuzat mediat amerikane se ai ishte i shqetësuar se djali i tij më i madh, Donald Trump Jr., mund të ketë sanksione ligjore për një takim me rusët, duke përfshirë një avokat me lidhje në Kremlin, sipas Reuters.

Trump përsëriti në një cicërime se në atë kohë ai nuk kishte dijeni në lidhje me atë takim.“Lajm i rremë, fabrikimi i plotë…”, ishte reagimi i Trump.

presidenti amerikan gjithashtu bëri thirrje për t’i dhënë fund hetimit nëse anëtarët e fushatës së tij kanë bashkëpunuar me Rusinë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re