Presidenti Trump tha se tërheqja e trupave amerikane nga Siria
do të zhvillohej “ngadalë”.
Ai përsëriti pikëpamjen e mëparshme të suksesit në luftën
kundër ISIS-it, si arsyetim kryesor për vendimin e tërheqjes.
“ISIS
është pothuajse i zhdukur, ne do të kthehemi ngadalë në shtëpitë tona për të
qenë me familjet, ndërsa në të njëjtën kohë luftojmë me mbetjet e ISIS”, tha
Trump në Tëitter.
Trump njoftoi kohët e fundit tërheqjen e rreth 2.000 trupave
amerikane të vendosur në Siri veriore.
Por kjo pati reaksion jo të zakontë. Sekretari amerikan i
Mbrojtjes James Mattis dhe dorëheqjen në padakortësi me vendimin, të cilin
gjithsesi e firmosi.
Mattis, i cili mbështet NATO-n dhe aleancat tradicionale
amerikane, këshilloi që SHBA-të të mos tërhiqeshin nga Siria.
