Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar ish-drejtorin e FBI-së, James Comey lidhur me “gënjeshtrat e tij të shumta”, duke thënë se ai duhet të burgoset për dëshminë e tij dhënë në Kongres.

“Pse ai ka gënjyer Kongresin (burg)”, ka thënë Trump duke shtuar se “si mund të ndodhë që ai ka dhënë informacion të klasifikuar (burg)”.

Donald J. Trump

?@realDonaldTrump

The big questions in Comey’s badly reviewed book aren’t answered like, how come he gave up Classified Information (jail), why did he lie to Congress (jail), why did the DNC refuse to give Server to the FBI (why didn’t they TAKE it), why the phony memos, McCabe’s $700,000 & more? 1:57 PM – Apr 15, 2018

Ai po ashtu ka kritikuar librin e ardhshëm të Comeyt duke thënë se “është vlerësuar gabim” dhe se ngrit “shumë pyetje”.

Komentet e presidentit Trump kanë ardhur pak kohë para transmetimit të një interviste që Comey ka zhvilluar në ABC për librin e tij.

Në librin e ri të Comeyt është raportuar se ai është tejet kritik ndaj presidentit Trump, që shkarkoi atë vitin e kaluar nga detyra e shefit të FBI-së.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re