Skip to content

Trump, tjetër shuplakë NATO-s dy ditë para samitit

Presidenti Trump ka sulmuar sërish aleatët e NATO-s duke pretenduar se ata nuk kontribuojnë  mjaftueshëm.

Dy ditë para një samiti të Aleancës, ai foli për financimin e kësaj aleance dhe praktikat tregtare me vendet e tjera.

“Shtetet e Bashkuara po japin më shumë për NATO-n se çdo vend tjetër. Kjo nuk është e drejtë, nuk është e pranueshme”, shkroi Trump në Tëitter

Nga ana tjetër, ai ankua dhe për suficitin evropian në tregtinë me SHBA, shoqëruar nga tarifimi me vlerë i miliardë dollarë mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Kina, Kanada dhe vende të tjera të BE-së.

Por sa i përket NATO-s, Trump mbetete një kritik i ashpër i saj që nga fushata për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Pas marrjes së detyrës, ai vazhdoi të ankohej se Uashingtoni kishte barrën më të madhe financiare.

Shtetet e Bashkuara aktualisht japin 70 për qind të fondeve të saj në NATO.

“Duhet të filloni të paguani faturat tuaja. Shtetet e Bashkuara nuk do të shqetësohen për gjithçka”, tha Trump.