Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbajti një fjalim në Arizona të shtunën, në të cilin përsëri këmbënguli për të fituar zgjedhjet presidenciale, të cilat u mirëpritën nga mijëra mbështetës të mbledhur.

Disa nga mbështetësit besnikë mbërritën aty, disa ditë më parë nga Florida apo Teksasi.

“Ka marrë fund që politikanët në Uashington kanë në dorë jetën tuaj”, tha ai.

“Demokratët dadikalë duan t’i kthejnë Shtetet e Bashkuara në një vend komunist,” shtoi ai.

Ai përsëriti se fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Ne nuk mund t’i lejojmë ata të shpëtojnë me të,” tha ai.

Më parë folësit kishin dërguar mesazhe të ngjashme. Biden u akuzua se ishte “i dobët”, “i mërzitur”, si dhe sulmuan mediat kryesore. Ata folën për zgjedhje të vjedhura, paragjykime mediatike, kufij të hapur dhe se Shtetet e Bashkuara po shkaktonin “tallje” në të gjithë botën.

“Këtu ka një atmosferë feste,” tha për AFP Jonathan Riches, një nga mbështetësit e Trump.

“Kjo është si MAGA e Woodstock-ut (slogani zgjedhor i Trump-it ‘Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe’). Patriotët në mbarë vendin u mblodhën për të mirën e përbashkët të vendit. Ne e duam presidentin tonë”, shtoi ai.

Jennifer Winterbauer, e cila ishte ndër të parat që erdhi në tubim, tha se erdhi për të dëgjuar “të vërtetën” nga Trump.

Ai gjithmonë thotë të vërtetën për gjithçka. Për ekonominë, situatën në botë, Shtetet e Bashkuara”, shtoi ajo.

Trump nuk e mbajti konferencën e premtuar për shtyp më 6 janar, në përvjetorin e inkursionit të mbështetësve të tij në Capitol dhe ky është tubimi i tij i parë që nga tetori.

Trump theksoi se ishte mbledhur një audiencë “e madhe” që ai nuk mund ta kuptonte, por për momentin nuk kishte të dhëna të sakta për numrin e njerëzve të mbledhur.

Në prag të fitores në zgjedhjet e vitit 2016 dhe gjatë mandatit presidencial, në mitingjet e tij do të mblidheshin dhjetëra mijëra njerëz, por së fundmi mitingjet janë bërë gjithnjë e më pak të ndjekur.

Pjesëmarrja në mitingun e së shtunës duket se ka qenë shumë më e ulët se në mitingjet e mëparshme, sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP.

Tubimi u mbajt në tokë bujqësore 100 kilometra larg Phoenix dhe së bashku me Trump ishin republikanë të njohur për mohimin e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020.

Mike Lindell, lideri i MyPillow, i cili shpenzoi miliona dollarë duke u përpjekur për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, duke u fokusuar në makinacionet e supozuara përmes makinave të numërimit të votave, u tha të mbledhurve se nuk do të dorëzohej.

“Dhe ju premtoj këtë, nuk do të ketë zgjedhje me asnjë makineri apo kompjuter në vitin 2022”, tha ai.

Trump, të cilit i është ndaluar të përdorë Twitter-in, platformën e tij kryesore për t’iu drejtuar publikut, është shumë më pak i përfshirë në politikën amerikane sesa humbja e zgjedhjeve.

Megjithatë, ai është me ndikim në Partinë Republikane. Mbështetja e teorive të tij, ose të paktën mosdistancimi, është shpesh i nevojshëm për mbijetesën e kongresmenëve republikanë dhe zyrtarëve të tjerë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re