Amerikanëve do t’u ndërpritet ngrohja në dimër, nuk do të kenë energji elektrike nëse kandidati demokrat presidencial Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, tha të premten Presidenti Trump, duke iu drejtuar mbështetësve të tij në Wisconsin.

“Biden u zotua të shkatërronte të gjithë industrinë e naftës amerikane, nuk do të ketë fracking (teknika për nxjerrjen e gazit natyror dhe naftës nga përpunimi argjilor), nuk do të ketë burim energjie. Nuk do të ketë ngrohje në dimër, pa kondicionerë në verë, pa energji elektrike. Ju jeni kaq me fat që më keni president mua!” tha Trump.

Duke iu drejtuar mbështetësve në Minesota pak më vonë, Trump zgjeroi këtë listë.

“Nuk do të ketë shkollë, nuk do të ketë diplomim, nuk do të ketë dasma, nuk do të ketë Falënderime, nuk do të ketë Krishtlindje, nuk do të ketë 4 korrik (Dita e Pavarësisë së SHBA), nuk do të ketë asgjë. Rinia amerikane nuk do të ketë të ardhme.”

Trump ka deklaruar vazhdimisht se Biden, nëse fiton zgjedhjet, do të vendosë një numër kufizimesh mbi prodhimin e hidrokarbureve.

Lideri amerikan tërheq vëmendjen rregullisht te kritikat e demokratëve për fracking-un. Biden vuri në dukje se ai ishte i gatshëm të ndalonte përdorimin e kësaj metode, e cila është e dëmshme për mjedisin njerëzor, në zonat që i përkasin autoriteteve federale amerikane.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re