Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se ai nuk mendon se administrata e Arabisë Saudite e ka mashtruar për vrasjen e gazetarit saudit Jemal Kashoggi, përcjell KosovaPost.

Jamal Kashoggi, gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” dhe bashkëpunëtor i gazetës “Al Watan” që paraqet platformën kryesore të reformistëve sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e Kashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite më 20 tetor pohuan se Kashoggi është vrarë gjatë një sherri në konsullatë.

Hetimi mbi vrasjen edhe më tej është në vazhdim, ndërsa hetuesit synojnë gjetjen e mbetjeve mortore të Kashoggit dhe vërtetimin e përgjegjësve për vrasjen.

Në një deklaratë të Prokurorisë së Stambollit, u tha se Jamal Kashoggi u mbyt menjëherë sapo hyri në konsullatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re