Presidenti amerikan Donald Trump kërcënon sërish karvanin me emigrant i cili nga Amerika Jugore ka mbërritur në qytetin meksikan Tijuana. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u ka kërkuar atyre që të kthehen menjëherë andej nga ka ardhur ndërsa ushtarëve i ka dhënë urdhër të qëllojnë nëse do të jetë e nevojshme.

Trump shtoi se shpresonte që ushtarët të mos jenë të detyruar të qëllojnë. Por nëse do të jetë e domosdoshme nuk mbetet zgjidhje tjetër. Presidenti amerikan theksoi se në mesin e emigarntëve janë të paktën 500 kriminelë dhe njerëz të këqinjë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se do të mbyllë të gjithë kufirin me Meksikën, në një kohë që është ende në përpjekje për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për financimit e murit me Meksikën. Aktualisht administrata amerikane ka dërguar në kufi rreth 6 mijë ushtarë.

Ndërkohë në anën tjetër të kufirit, edhe autoritetet meksikane kërkojnë të bllokojnë avancimin e emigrantëve. Por përpjekjet nuk janë të mjaftueshme duke konsideruar se janë ndaluar vetëm 200 persona nga katër mijë që kanë mbërritur deri tani në Tijuana.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re